DYLON

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e Këshillit Evropian të Investitorëve

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e Këshillit Evropian të Investitorëve
Avatar photo Redaksia

Rritja e mëtejme e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik në vend, ishte tema e takimit të sotëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Këshillin Evropian të Investitorëve (European Investors Council).

Reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për përmirësimin e mjedisit të investimeve dhe të të bërit biznes në Kosovë, si dhe për rritjen e punësimit, u theksuan nga Kryeministri Kurti. Ai potencoi se World Justice Project e ka renditur Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit dhe në vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit. Duke theksuar rritjen e pashembullt ekonomike të Kosovës (10.7 %), e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga paslufta e Kosovës, si dhe rritjen e GDP-së, Kryeministri i falënderoi investitorët për kontributin e dhënë në këtë rritje.

EkoHigjiena

Në këtë bashkëbisedim u veçuan reformat legjislative, si dhe zgjidhjet konkrete për tërheqjen e investimeve. Në takimin e përbashkët me Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Evropian të Investitorëve (EIC), Emrush Ujkani dhe përfaqësues të EIC u theksua se dialogu i hapur, konstruktiv dhe i qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe investitorëve, do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të investimeve në Kosovë dhe rritjen e investimeve të huaja direkte.

Në Këshillin Evropian të Investitorëve, anëtarë nderi janë Zyra e BE-së në Kosovë, BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve (Luksemburg), si dhe ndërmarrjet e kompanitë evropiane nga industria bankare, telekomunikacioni, sigurimet, industria automotive, industria plastike, shoqëritë audituese, industria farmaceutike, industria e energjisë, tekstilit dhe industria e transportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.