• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan

Redaksia 2LONLINE 18 Maj, 2022 3 min
 Kryeministri Kurti takoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

Kryeministri Kurti e falënderoi z.Sullivan për kontributin dhe mbështetjen për vendin tonë, dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Duke biseduar për aspektin e sigurisë, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.

Kryeministri theksoi stabilitet institucional, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionin në vendin tonë. Besimi i lartë në Qeveri është reflektuar edhe në përmirësimin vjetor rekord për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International. Po ashtu, Kosova u rendit e para në Indeksin e Sundimit të Ligjit nga World Justice dhe mori vlerësimin më të mirë për nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie në Indeksin Global të Krimit të Organizuar, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e vendosur se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara, kryeministri Kurti ritheksoi se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.

Gjatë takimit u diskutua për invazionin dhe agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

U bisedua për rreshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Z. Sullivan shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së kosovves për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë. /2LONLINE/

Etiketa:Jake Sullivan Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Kryeministri Kurti rekomandojmë SHBA-së
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti në ceremoninë e varrimit të Xhevdet Bajrajt: Poet dhe njeri i papërsëritshëm

30 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti në homazhet për regjisoren Vjosa Berisha: Ka lënë trashëgimi të çmuar për kulturën tonë

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com