DYLON

Kryeministri Kurti takohet me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq

Kryeministri Kurti takohet me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe njëherish ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi, pati takim me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, me të cilin diskutuan mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.