DYLON

Kryeministri Kurti takohet me Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari

Kryeministri Kurti takohet me Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Komandantin e sapo emëruar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e uroi edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi suksese të njëpasnjëshme. Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë, u shpreh kryeministri.

EkoHigjiena

Me Komandantin e FSK-së Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij. Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.