• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti: Sllovenia, vend mik dhe mbështetës i besueshëm i Kosovës

Redaksia 2LONLINE 19 Dhjetor, 2022 3 min
 Kryeministri Kurti: Sllovenia, vend mik dhe mbështetës i besueshëm i Kosovës

Historikisht, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të mira dhe po forcohen dita-ditës, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë.

Kemi ngjashmëri në histori, një histori ku Sllovenia qëndroi fort me popullin e Kosovës – duke qenë një mik dhe mbështetës i besueshëm. Dhe ne kemi edhe një të ardhme të përbashkët – një të ardhme brenda familjes evropiane – duke ndarë vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe vullnetit dhe punës së palodhur për prosperitet socio-ekonomik, tha më tej kryeministri.

Ai theksoi se sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Slloveninë, pa dyshim Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën. Gjatë viteve të fundit, shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë kanë treguar trende të rritjes së vazhdueshme.

Vitin e kaluar importet nga Sllovenia në Kosovë ishin rreth 177 milionë euro, ndërsa eksportet tona në Slloveni ishin vetëm rreth 10 milionë euro. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, eksportet tona në Slloveni janë rritur, duke arritur në 28 milionë euro, që është një rritje mbresëlënëse prej 180%. Në investimet e huaja direkte kemi parë gjithashtu rritje të jashtëzakonshme nga Sllovenia, nga rreth 6 milionë euro në periudhën janar-tetor 2021 në rreth 26 milionë euro për të njëjtën periudhë në 2022, një normë rritjeje prej 350%, theksoi Kryeministri Kurti.

Ai tha se ne do të punojmë si dy vende dhe sektorë privatë përkatës për të forcuar dhe rritur më tej marrëdhëniet tona ekonomike dypalëshe.

Për vitin dhe vitet në vijim shpresoj veçanërisht që marrëdhëniet tona shumë të mira kulturore dhe politike do të rriten në terma të fortë, ashtu si shkëmbimi ynë ekonomik dhe tregtar, tha kryeministri në përmbyllje të fjalës së tij. /2LONLINE/

Etiketa:Kosova Kryeministri Kurti rekomandojmë Sllovenia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com