DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich

Kryeministri Kurti priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit.

Znj. Leibovich e ka uruar kryeministrin Kurti, për siç ka thënë ajo, fitoren mbresëlënëse në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, si ndryshimi i shumëkërkuar nga qytetarët.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e ka njoftuar znj. Leibovich me planet dhe programin qeveritar, që janë të përqëndruara në punësim dhe në drejtësi.

Znj. Leibovich tha se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar. Ajo premtoi angazhim për të lobuar te kompani të ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë.

Znj. Avital Leibovich është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Ajo është gruaja e parë nga Lindja e Mesme që ka marrë këtë çmim prestigjioz shqiptar. Kjo medalje u jepet njerëzve që kanë kontribuar në sigurinë, zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.