DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim u.d. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti

Kryeministri Kurti priti në takim u.d. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Në takimin, në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi z.Hoti për përgjegjësitë e reja. Ai tha se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim yni i përbashkët.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.