DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim të përbashkët Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Kryeministri Kurti priti në takim të përbashkët Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim të përbashkët me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ishin ndër temat kryesore të këtij diskutimi të përbashkët.

EkoHigjiena

Në takim kryeministri theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit gjithandej Kosovës pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe progresin shoqëror e avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri me rend publik dhe kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.