DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj

Kryeministri Kurti priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj, në takimin që u mbajt në Zyrën e Kryeministrit, diskutuan për marrëdhënie bilaterale dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.

Duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Malit Zi ndaj Kosovës, veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e pozitës së Kosovës në iniciativa rajonale, Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Çobaj për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë.

EkoHigjiena

Më tej, ai teksa theksoi vullnetin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për angazhim edhe më të madh në çështje të interesit të përbashkët të të dy vendeve e që kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe sigurinë në rajon.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.