DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Prattipati

Kryeministri Kurti priti në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Prattipati
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Kryeministri Kurti pranoi urime nga e Ngarkuara me Punë Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri. Ndërsa, ai e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Krahas marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.