DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim sopranon Inva Mula

Kryeministri Kurti priti në takim sopranon Inva Mula
Avatar photo Redaksia

Avancimi i profilit operistik në Kosovë dhe i institucionit të rëndësishëm e të sapothemeluar të Operës së Kosovës, ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me sopranon Inva Mula.

Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e përsëriti zotimin e tij për të përkrahur artin dhe artistët, dhe për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme e cila është kërkuar me ngulm tash e sa vjet.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u bisedua edhe për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt të dielën në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë. Ky koncert ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.