DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, së bashku me Therese Abrahamsen, Zëvendës Shefe, Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim.

Temë diskutimi e takimit ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë.

EkoHigjiena

Në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.