DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Kryeministri Kurti priti në takim seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim organizatorët dhe seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Duke i përgëzuar për ligjërata e kumtesat interesante dhe cilësore, Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë për shtim të përkrahjes dhe kujdesit institucional për studimet albanologjike.

EkoHigjiena

Organizatorët shprehën mirënjohje për përkrahjen e pa rezervë, siç thanë, dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për seminarin.

U bisedua për domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes për publikime të albanologjisë në Kosovë e Shqipëri. U theksua rëndësia e krijimit të një platforme të përbashkët për publikime cilësore Kosovë–Shqipëri, nën udhëheqjen dhe redaktimin e këtyre botimeve nga emra eminentë nga fusha e albanologjisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lendita Rugova, Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, Shefi i Departamentit të Gjuhës Shqipe, si dhe studiues pjesëmarrës në seminar: Anton Panchev nga Bullgaria, Linda Meniku, nga Shqipëria, Jan Jensen nga Holanda, Giuseppina Turano nga Italia, Emese Nemeth nga Hungaria, Ekaterina Tarpomanova nga Bullgaria, Ledio Hala Gjermani/ Shqipëri, Lumnije Jusufi nga Gjermania, Barbara Jarysz Markaj nga Polonia, Olivier Andreas Winistorfer nga Zvicra.

Gjatë takimit u veçua se ky seminari jubilar krahas numrit të lartë të pjesëmarrësve, solli edhe shumë prurje të reja që kanë arritur pritshmeritë e organizatorëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.