DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim përshëndetës koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson

Kryeministri Kurti priti në takim përshëndetës koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson
Avatar photo Redaksia

Në përfundim të mandati të saj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përshëndetës, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Në emër të Qeverisë, kryeministri Kurti e falënderoi znj.Richardson për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës. “Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu mirënjohje të veçantë për punën e saj dhe të UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

EkoHigjiena

Zonja Richardson theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kryeministri Kurti i uroi znj. Richardson suksese në angazhimet e ardhshme. /2LONLINE/