DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku dhe Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Shqipe Selimi, Enver Dugolli, Aziz Bici dhe Furtuna Sheremeti, është biseduar rreth ngjarjeve aktuale në vend me fokus në amandamentimet e nevojshme legjislative, dhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe gjendjen e veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.