DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (ISG)

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (ISG)
Avatar photo Redaksia

Përkushtimi shumëvjeçar i Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance) në strukturimin dhe formësimin e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u vlerësua lartë në takimin e sotëm mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të ISG-së.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i Qeverisë edhe në vitet pasuese.

EkoHigjiena

Në takim u bisedua për rëndësinë e përvojës së fituar nga bashkëzbarkimet e FSK-së dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.
U ritheksua përcaktimi i Kosovës në rrugën e NATO-s, me forcë moderne të mirëtrajnuar dhe të ndërveprueshme me shtetet anëtare të NATO-s.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe znj. Agime Gashaj, Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, mirëpriten në takim ekspertët z. Keith Dunn, kryesues i grupit të ISG, z. Eric Leyde, Udhëheqësin e Programit, z. Robert Hale, ekspertin për buxhet, planifikim, ekzekutim, blerje, z. Robert Fix, ekspert i tranzicionit, z. Bruce Orvis, ekspert për personel si dhe z. Lance Jr. Burton, ekspert për logjistikë si dhe Kolonelin Steve Rose, Atasheun e Mbrojtjes së ShBA-ve.

Instituti për Qeverisjen në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) ka përkrahur për një dekadë Ministrinë e Mbrojtjes në aspektin strategjik. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.