DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të shoqëruar nga nënkryetari i parë, Lutfi Haziri.

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Abdixhiku për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

EkoHigjiena

Z. Abdixhiku, ia shprehu kryeministrit Kurti pikëpamjet e tij dhe të subjektit që udhëheqë lidhur me dialogun, të cilat ia dorëzoi edhe në formë të shkruar. Ai theksoi se LDK-ja do të përkrahë procesin e dialogut nëse do të respektohen parimet e prezantuara në dokumentin e dorëzuar dhe rezultat përfundimtar do ta ketë njohjen e ndërsjellë.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i LDK-së u pajtuan që diskutimi rreth dialogut të vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri e vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit pozitë-opozitë.

Takimi i sotëm ishte në vazhdën e takimeve të kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, me qëllim të bashkëpunimit të mirëfilltë për çështje me interes të Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.