DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Kuvendit dhe kryeshefin për Arsim të Komunës së Bujanocit

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Kuvendit dhe kryeshefin për Arsim të Komunës së Bujanocit
Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e Kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

EkoHigjiena

Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar e secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.