DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

U tha se BSPK ka mirëpritur votimin e Ligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin.

EkoHigjiena

Duke falënderuar kryetarin e BSPK-së për bashkëpunimin në ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria mirëpret vazhdimin e dialogut social edhe në vitin 2023.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së, si dhe u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.