DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti nё takim delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, kryesuar nga kryetari Arben Taravari.

Në takim u theksua se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm dhe se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve të mira me fqinjët dhe aleatët e saj.

EkoHigjiena

U bisedua për raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimin e mëtejmë të tyre dhe të fqinjësisë së mirë.

U potencua rëndësia e rritjes së cilёsisё së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik tё shqiptarëve nё Maqedoninё e Veriut, si dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit e të bashkërendimit.

Në takim morën pjesë edhe Artina Qazimi, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elmi Aziri, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Avni Dehari, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëherit nënkryetar i Grupit të Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.