DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi

Kryeministri Kurti priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi dhe këshilltarin komunal të Medvegjës, z.Fehmi Beha, me të cilët bisedoi për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në këto tri vendbanime dhe në viset e tjera në Serbi.

Kryetarja e Preshevës, znj. Ardita Sinani e njoftoi kryeministrin Kurti me gjendjen e keqësuar në Preshevë e rrethinë, si pasojë e vërshimeve të muajit të kaluar që shkaktuan dëme materiale, siç tha ajo, në vlerë prej 325 mijë euro.

EkoHigjiena

Ajo theksoi problemin që kanë shqiptarët e kësaj komune me mungesën e investimeve dhe kushtëzimet e pengesat që u bën pushteti i Beogradit investitorëve të huaj që shprehin interesim që të investojnë në këtë vendbanim shqiptar.

Kryetari i Komunës së Bujanocit theksoi problemet e qarkullimit të lirë të shqiptarëve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, si dhe pasojat e mosnjohjes së diplomave të Kosovës.

Ndërkaq, këshilltari në Komunën e Medvegjës, Fehmi Beha, foli për metodën e heshtur dhe të rrezikshme të diskriminimit që po u bën pushteti shqiptarëve të kësaj komune, me pasivizimin e adresave, duke i lënë kështu qindra shqiptarë pa dokumentacion as të Serbisë e as të Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për të cilin kryeministri Kurti tha se ishte takim për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri tha se në procesin e dialogut të ri do të angazhohet për reciprocitet të drejtash të pakicave kombëtare në Kosovë e në Serbi.

Takimi i kryeministrit Kurti me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit është në vazhdën e takimeve për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.