DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri Kurti priti në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti vlerësoi procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, për rëndësinë që ka për të ardhmen e të mbijetuarve dhe për të gjithë shoqërinë. Ai konfirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni.

EkoHigjiena

U bisedua për mbarëvajtjen dhe sfidat e këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për nxitjen e aplikimit nga personat e mbijetuar, në këtë proces plotësisht konfidencial. U theksua se sfidë e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, mbetet stigma për dhunën seksuale, që pengon të mbijetuarat/it në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj.

Në takim ishin të pranishëm: Leonora Selmani, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Jeta Krasniqi, nënkryetare e Komisionit dhe anëtarët e këtij komisioni: Feride Podvorica, Ilir Gutaj, Mentor Borovci, Minire Begaj Bala, Nazmije Kajtazi, Shpend Haxhibeqiri dhe Xhevahire Balaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.