DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës

Kryeministri Kurti priti në takim Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ky është takimi i parë pas emërimit të anëtarëve të këtij Komisioni nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Komisioni është organ kolegjial i cili menaxhon punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend.

EkoHigjiena

Në takim u theksua rëndësia e punës së Komisionit, dhe e kryerjes së detyrave me profesionalizëm dhe kompetencë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe kthimit të besimit të qytetarëve në të gjitha institucionet publike.

Kryeministri Kurti u uroi punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja të gjithë anëtarëve të Komisionit, duke kujtuar se rëndësia e punës së tyre rritet edhe më shumë në kohën kur po përballemi me një periudhë inflacionare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.