DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takimin komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla falënderuan Gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

EkoHigjiena

Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.