DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në takim u bisedua për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022 dhe mbështetjen që Forca e Sigurisë ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

EkoHigjiena

Diskutuan për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi. Po ashtu, për zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak, nga i cili po zbulohen masakra të tmerrshme.

Kryeministri Kurti dhe gjeneralmajori Jashari folën për planet konkrete drejt plotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne, që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.