DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin

Kryeministri Kurti priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot paradite në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin. Ai fillimisht e uroi për detyrën e re dhe e falënderoi guvernatorin Ismaili për angazhimin e tij të deritanishëm në krye të BQK-së, teksa dhe i dha mbështetjen e tij institucionale për realizimin e përgjegjësive dhe misionit të Bankës Qendrore.

Guvernatori Ismaili e njoftoi kryeministrin Kurti mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet.

EkoHigjiena

Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.