DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Gjeneralin Grynkewich

Kryeministri Kurti priti në takim Gjeneralin Grynkewich
Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh Komandant i Komandës për Evropë të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Alexus Grynkewich, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Teksa tha se për katër vjet me radhë shpenzimet tona për mbrojtje kalojnë 2% të Bruto Produktit Vendor, si dhe tregoi se javën e kaluar u betuan 515 ushtarë të rinj dhe këtë javë 209 rekrutë nisën stërvitjen bazë, kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës po vazhdon me trajnime e blerje, me synim rritjen profesionale ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa shtoi se jemi përpara në planin dhjetëvjeçar dhe do ta përmbushim atë para vitit 2028.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit dhe është falënderuese ndaj KFOR-it për kontributin për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në vend dhe rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.