DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim falënderues Task-Forcën Reaguese të FSK-së, që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Kryeministri Kurti priti në takim falënderues Task-Forcën Reaguese të FSK-së, që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë, u mirëpritën në një takim falënderues nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me 9 gusht, me urdhër operacional, ata kishin zbarkuar në Republikën e Shqipërisë si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil.

EkoHigjiena

Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne, tha Kryeministri Kurti në takim. Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i qëndron pranë zotimit të saj për të dhënë vëmendjen e merituar Forcës së Sigurisë, duke i ngritur kapacitetet profesionale në shërbim të misionit të saj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.