DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim eurodeputetin Lucas Mandl

Kryeministri Kurti priti në takim eurodeputetin Lucas Mandl
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, eurodeputetin Lucas Mandl.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për shtetin dhe popullin austriak, për mbështetjen dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi.

EkoHigjiena

Ai ritheksoi se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën. Në veçanti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.