DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim drejtues të Këshillit Amerikan

Kryeministri Kurti priti në takim drejtues të Këshillit Amerikan
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me shefin e stafit, Luan Dalipin, pritën në takim David Patton, president i Këshillit Amerikan dhe Michael Kurtis, zëvendës president për zhvillim strategjik. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Gjeni Shporta, përfaqësues i Kosovës në Këshillin Amerikan dhe Qëndrim Gashi nga Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF).

Z. Patton dhe z. Kurtis shprehën falënderimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga  Qeveria e Kosovës duke e cilësuar si një investim jashtëzakonisht të vlefshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës përmes edukimit të të rinjve në top universitetet të ShBA-ve. Të pranishmit e vlerësuan lart bashkëpunimin mes programit KAEF dhe Qeverisë në fusha të ndryshme.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti ritheksoi zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju hapur rrugë të rinjve për një edukim cilësor si dhe për të ju ofruar mundësi qasjeje në tregun e punës.

Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.