DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim deputetin gjerman, Volkmar Klein

Kryeministri Kurti priti në takim deputetin gjerman, Volkmar Klein
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein. Deputeti Klein është përfaqësues i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në parlamentin gjerman që nga viti 2009. Biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe demokratikë, që kanë ndikuar në krijimin e kushteve dhe të klimës më të mirë për investime nga investitorët potencialë.

EkoHigjiena

Deputeti Klein e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë dhe shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.