DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë prej 11 anëtarësh nga 9 shtete të ndryshme.

Kryeministri Kurti theksoi se për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që i shërben paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës.

EkoHigjiena

Krahas bashkëpunimit dhe rrugës përpara, në takim u diskutua për përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, sikurse për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësimin profesional të ushtarakëve tanë, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.