DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Christopher Hyland

Kryeministri Kurti priti në takim Christopher Hyland
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

EkoHigjiena

Me z.Hyland, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin. Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në ShBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona, u shpreh kryeministri Kurti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.