DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të KEK-ut

Kryeministri Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të KEK-ut
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, pritën sot në takim bordin e përkohshëm të KEK-ut, të kryesuar nga Rrezarta Pllana dhe anëtarët e tjerë, Merita Kasapolli, Arbnor Pula, Bezad Halilaj, të votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë, mbajtur me 21 maj 2021.

Bordi njoftoi në lidhje me sfidat dhe zhvillimet në këtë ndërmarrje, si dhe planet për përparimin e KEK-ut. Gjatë takimit u diskutua mbi prioritet kryesore, derisa vëmendje e veçantë iu dha projektit për vendosjen e filterave ambientalë në termocentralin Kosova B.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti u shpreh se KEK-u është ndërmarrje shumë e rëndësishme, me rol e rëndësi jetike dhe strategjike për vendin, për çka do ta ketë kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.