DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit

Kryeministri Kurti priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit
Avatar photo Redaksia

Në përmbyllje të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim avokueset e veprimtarisë së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta-Vita”.

Në takimin e përbashkët me themeluesen e Qendrës “Jeta Vita”, znj.Nafije Latifi, ushtruesen e detyrës të Ministres së Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha, kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, kryetaren e Grupit të Grave Deputete znj. Tinka Kurti si dhe dekanen e Fakultetit të Filologjisë- avokuese për këtë kauzë, znj. Lindita Rugova, u bisedua për rëndësinë e avokimit dhe bashkëpunimit për këtë kauzë të përbashkët.

EkoHigjiena

U theksua rëndësia që nismat për vetëdijiësim të përgjithshëm për kujdes dhe kontrolla të rregullta që mundësojnë diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit, të jenë në fokus edhe përtej muajit tetor.

Duke falënderuar pjesëmarrëset për punën e çmuar dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se rruga më e sigurt për t’i dhënë shancë jetës mbetet përkushtimi i vazhdueshëm.

U bisedua për disa përmirësime të bëra sa i përket trajtimit dhe të drejtave të pacientëve, ndërsa u vlerësua se shumë punë mbetet për t’u bërë ende.

Janë rreth 400 të prekur të rinj çdo vit në Kosovë, ndërsa është e drejta e tyre që të trajtohen me dinjitet e seriozitet në spitalet publike në Kosovë, u tha në takim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.