DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin Minxhozi

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin Minxhozi
Avatar photo Redaksia

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për vendimin që mori Qeveria në mbledhjen e fundit me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për t’i liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Ky vendim, i cili është zvarritur për shumë vite nga qeveritë e kaluara, ua lehtëson qytetarëve shqiptarë jashtëzakonisht qëndrimin në Kosovë.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi u dakorduan që duhet vazhduar me shembuj të tjerë të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen e afërt. Shtetet dhe qeveritë tona duhet dhe do të angazhohen për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.