DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Admiralin Wikoff dhe Gjeneralmajorin Vergori

Kryeministri Kurti priti në takim Admiralin Wikoff dhe Gjeneralmajorin Vergori
Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

Në takimin me Admiralin Wikoff dhe me Gjeneralmajor Vergori, u bisedua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor. E, po ashtu për përkushtimin për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.