DYLON

Kryeministri Kurti priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi

Kryeministri Kurti priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, që sipas ambasadorit Minxhozi, është përmirësuar shumë përgjatë dy muajve të Qeverisë Kurti 2.

EkoHigjiena

“Asnjë qeveri, në periudha më të gjata kohore, nuk ka bërë më shumë sesa që keni bërë ju gjatë këtyre dy muajve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka thënë z. Minxhozi, duke përmendur edhe tri vendimet që do të kalojnë sot në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri Kurti shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe që investimet e jashtme që po bëhen në Shqipëri të vazhdojnë edhe në Kosovë.

Ambasadori Minxhozi dhe kryeministri Kurti biseduan edhe rreth përgatitjeve për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor, e ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.