DYLON

Kryeministri Kurti prit në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack

Kryeministri Kurti prit në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, priti sot në një takim miqësor miken e vendit tonë, ish-deputeten e Parlamentit Evropian nga radhët e CDU-së gjermane dhe ish-presidenten e Grave të EPP-së, Doris Pack.

Kryeministri Kurti dhe znj. Pack, që njihen tash e 25 vjet, folën për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë. Kryeministri Kurti e njoftoi znj. Pack për prioritet e Qeverisë, me theks investimet e huaja dhe planet për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë këtij muaji. Ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

EkoHigjiena

Znj. Pack sot u nderua nga Kolegji AAB me çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime. Duke e uruar atë për çmimin dhe falënderuar për kontributin e çmueshëm dhe të vazhdueshëm për popullin dhe vendin tonë, kryeministri Kurti tha jeni gjithmonë të mirëseardhur në Kosovë.

Në takim, znj. Pack ishte e shoqëruar nga Behare Sahitaj, Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe Prorektorja për Bashkëpunim, Venera Llunji. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.