DYLON

Kryeministri Kurti potencon rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor, gjatë takimit me anëtarët e bordit të OShP-së

Kryeministri Kurti potencon rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor, gjatë takimit me anëtarët e bordit të OShP-së
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrat Hajdari, Rizvanolli, Murati, Aliu takoi anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të votuar gjatë javës së kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, Kryeministri theksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit përmes zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi. Për më tepër, Kryeministri potencoi përgjegjësinë që anëtarët e këtij Bordi kanë dhe nevojën e domosdoshme për të garantuar transparence, dhe për të dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës.

EkoHigjiena

Së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, Kryeministri shprehu nevojën e dëshmimit të pavarësisë së plotë të punës së Bordit, nga të gjitha strukturat dhe pushtetet e vendit. Vetëm veprimi i atillë mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.