DYLON

Kryeministri Kurti: Pabarazitë, padrejtësitë e paragjykimet duhet t’i luftojmë bashkë

Kryeministri Kurti: Pabarazitë, padrejtësitë e paragjykimet duhet t’i luftojmë bashkë
Avatar photo Redaksia

“Ne nuk kemi jetë grash e vajzash për të humbur. Pabarazitë, padrejtësitë e paragjykimet duhet t’i luftojmë bashkë, prandaj na nevojitet angazhim maksimal, bashkim i forcave të organeve shtetërore, dhe prioritizim i rasteve të dhunës në familje, ashtu që të kemi rezultat të suksesshëm”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin konsultativ  me temën “Përgjigjet institucionale ndaj dhunës kundër grave në periudhën (post) Covid-19”.

Mungesa në drejtësi dhe barazi, i nxit normat sfiduese dominante e patriarkale dhe padrejtësia shtesë nga mosveprimi i shtetit në rolin e tij si mbrojtës, e bën më të ashpër e të dukshme këtë. Kjo ngulfatje po na dërgon deri te mohimi i së drejtës për jetë të grave dhe vajzave tona në Kosovë. Përbrendësimi i kësaj situate kërkon jo heshtje, por veprim, jo fshehje të së vërtetës, por ndërhyrje në thelbin dhe rrënjën e gjërave, tha kryeminsitri

EkoHigjiena

Kryeministri falënderoi të gjithë që ofrojnë mbrojtje dhe mbështetje për gratë dhe vajzat, kudo dhe kurdo që ato kanë nevojë për ndihmë.

“Jeta e dinjitetshme dhe e drejta për ta gëzuar atë, janë të drejta të garantuar me Kushtetutë dhe ligj, dhe asnjëri nuk mund ta mohojë këtë gjë. Çdo tentativë e mohimit të saj, është jo veç se e ndaluar por edhe e dënueshme”, tha ai, duke theksuar se detyra e shoqërisë e veçanërisht Qeverisë është që të garantojnë një ambient të sigurtë e të jetueshëm, pa drojë e pa frikë.

Organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, në takimin konsultativ u bisedua për koordinimin ndër-sektorialë në luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në Kosovë, gjatë dhe pas pandemise Covid-19.

Në këtë takimin konsultativ të nivelit të lartë, morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu , Zëvendësministrja e Drejtësisë, njëherit Koordinatore Nacionale kundër dhunës në familje Nita Shala, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit Edi Gusia, dhe përfaqësues të intitucioneve, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.