DYLON

Kryeministri Kurti në Divjakë: Me luftën çlirimtare fituam lirinë e shumëpritur dhe miqësinë e mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Kurti në Divjakë: Me luftën çlirimtare fituam lirinë e shumëpritur dhe miqësinë e mbështetjen e NATO-s
Avatar photo Redaksia

Në shënim të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës, tri institucionet më të larta të shtetit, organizuan manifestimin në nderim të luftës çlirimtare, në Divjakë, te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s, kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999, që shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n.

EkoHigjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se datën 12 qershor e kujtojmë gjithmonë, dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur, por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë

“Në këtë ditë dhe në vazhdimësi i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave, të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë”, tha ai.

Në këtë manifestim të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të Kosovës, të burgosur politik dhe familjarë të dëshmorëve. /2LONLINE.com/

Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në manifestimin në nderim të luftës çlirimtare:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.