DYLON

Kryeministri Kurti mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit

Kryeministri Kurti mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, të Komunës së Gjilanit, “EDI Fenster”.

Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë e madhe që ishte aty bashkë me investitorin Arsim  Hashanin, i cili po kthehet në vendlindjen e tij pas 22 vjetëve që të investojë në një fabrikë e cila do të bëjë prodhimet të dyerve, dritareve, e të roletave.

EkoHigjiena

“Është shembull i një bashkatdhetari tonë i cili në moshën 14 vjeçare shkon në mërgim dhe pas 22 vjetëve kthehet në vendlindje me tre fëmijë dhe si investitor i cili do të ketë 50 fillimisht e më pastaj 150 punëtorë në këtë fabrikë”, u shpreh kryeministri.

Nga ana e kryeministrit nuk mungoi zotimi se kjo fabrikë do ta ketë mbështetjen e institucioneve sepse ekonomia e vendit sa ma shumë zhvillohet aq më i lartë është punësimi, eksporti, kontributi në buxhet dhe zvogëlimi i mbështetjes sociale që ka nevojë t’ia bëjë shteti qytetarëve të vetë.

“Prandaj investimet e këtilla na e rrisin shpresën dhe na e shtojnë zellin për punë të mbara e të mira edhe në të ardhmen andaj ju përgëzoj z. Arsim, përgëzime kryetar Alban, Arjeta, Atdhe dhe të gjithë juve”, tha kryeministri Kurti.

Fabrika, e ndarë në katër sektorë, do të bëjë prodhimin e dyerve, dritareve, roletave dhe përpunimin e materialit të xhamit. Investimet në këtë fabrikë, përfshirë logjistikën, parashihen të arrijnë vlerën deri në 10 milionë euro, kurse 95% e prodhimit planifikohet që të ketë për destinacion tregun e jashtëm. 

Ndërsa, kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni thotë se diaspora jonë po kthehet. Shpresa për Kosovën, me theks të veçantë për qytetin e Gjilanit, për jetë të mirë e zhvillim, po jetësohet.

“Arsim Hashani është bashkatdhetari nga Gjilani, te i cili, sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, ishim në gurëthemelin e fabrikës “EDI fenster”.  Si 14 vjeçar, ai e la Kosovën e Gjilanin.  22 vite më vonë, Arsimi u kthye në Verbicë të Kmetocit, në Gjilan, për të realizuar ëndrrën e tij.  Investimi rreth 10 milionësh, do të punësojë afër 150 persona. Produktet finale, mbi 90% do të eksportohen.  Diaspora jonë po kthehet. Shpresa për Kosovën, me theks të veçantë për qytetin e Gjilanit, për jetë të mirë e zhvillim, po jetësohet”, thotë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.