DYLON

Kryeministri Kurti mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë

Kryeministri Kurti mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë
Avatar photo Redaksia

Në prag të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.

Në këtë takim të familjes politike të social-demokratëve të Evropës u bë thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor. Fryma dhe tradita evropiane e dialogut dhe solidaritetit është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor, u tha në takim.

EkoHigjiena

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm dhe Këshilli Evropian duhet të dërgojë një mesazh të qartë mbështetjeje për zgjerimin, për perspektivën evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor, u theksua në takimin e sotëm që mbajtën kryeministrat dhe udhëheqësit nga Partia e Socialistëve Evropianë dhe partitë simotra të saj nga rajoni.

Në këtë takim morën pjesë: Sergei Stanishev, President i Partisë së Socialistëve Evropianë, Antonio Costa, Kryeministër i Portugalisë, Pedro Sanchez, Kryeministër i Spanjës, Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së, Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Tanja Fajon, udhëheqëse SD, Slloveni, Pedja Grbin, udhëheqës i SDP, Kroaci, Fofi Gennimata, udhëheqëse PASOK, Greqi, Alexis Tsipras, udhëheqës Syriza, Greqi, Sasa Magazinoviq, kryetar SPD, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Giacomo Filibeck, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Evropianë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.