• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Kryeministri Kurti mori pjesë në takimin e parë të Komisionit Shtetëror për Rini
Nacionale

Kryeministri Kurti mori pjesë në takimin e parë të Komisionit Shtetëror për Rini

Redaksia 2LONLINE 10 Shtator, 2021 2 minuta lexim
 Kryeministri Kurti mori pjesë në takimin e parë të Komisionit Shtetëror për Rini

“Që nga marsi i këtij viti kur qytetarët në mënyrë masive na dhanë besimin dhe përgjegjësinë për të qeverisur, bashkë me juve kemi punuar pa ndalur për të vendosur një standard të ri të qeverisjes në vend. Komisioni shtetëror për rini është një tjetër hap drejt atij standardi”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të takimit të parë të Komisionit Shtetëror për Rini.

Kryeministri tha se duhet një qasje gjithëpërfshirëse drejt rinisë që i ndihmon të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë, të gjejnë vendin dhe misionin e tyre në shoqëri, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm, por edhe kontribuues në shoqëri.

“Në ministritë tuaja ju keni për detyrë t’i jepni vëmendje të veçantë vendimeve që ndikojnë tek të rinjtë si dhe t’i shtyni përpara politikat që përcaktohen si prioritete. Dhe deri në fund të mandatit, ne presim që nën drejtimin tuaj, me përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe të plotë të të rinjve, qeveria jonë të ketë në zbatim një strategji të re kombëtare dhe transformuese për rininë”, u tha kryeministri anëtarëve të Komisionit, që kryesohet nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Komisioni Shtetëror për Rini, është emëruar në mbledhjen e 24-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të jetës së të gjithë të rinjve, me mbështetje ndër-institucionale drejt rezultateve konkrete. /2LONLINE.com/

Etiketat:Komisionit Shtetëror për Rini Kryeministri Kurti
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti takoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan

18 Maj, 2022

Kryeministri Kurti përshëndetë inaugurimin e rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në New York

16 Maj, 2022

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

15 Maj, 2022

Kryeministri Kurti takoi komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Corell

14 Maj, 2022

Kryeministri Kurti vizitoi kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që po zhvillojnë trajnime në Iowa

14 Maj, 2022

​​Ministri Mehaj dhe Kryeministri Kurti kanë takuar Guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds si dhe Sekretarin e Bujqësisë, Mike Naig

13 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com