DYLON

Kryeministri Kurti mori pjesë në promovimin e Katalogut të Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës

Kryeministri Kurti mori pjesë në promovimin e Katalogut të Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e Katalogut të Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Në këtë ceremoni Kryeministri Kurti vlerësoi repertorin e pasur arkeologjik të artefakteve dhe eko-fakteve të Muzeut Kombëtar. Ai theksoi faktin që ky thesar vazhdon të jetë i paplotë dhe se mbase pjesa më e rëndësishme e koleksionit tonë arkeologjik, sot nuk gjendet as në Muzeun Kombëtar, as në muzetë e tjera publike të Kosovës. Qindra artefakte të koleksionit tonë arkeologjik e qindra të tjera të koleksionit etnografik vazhdojnë të mbahen në muzetë e Beogradit.

EkoHigjiena

“Ndonëse kanë kaluar 23 vjet, një pjesë e rëndësishme e pasurisë sonë kulturore vazhdon të mbahet padrejtësisht në Serbi. Artefaktet tona janë marrë me qëllim ekspozimi të përkohshëm, por në rrethana të luftës. Reversët e nënshkruara nuk janë respektuar nga institucionet e Serbisë, ndërsa moskthimi i pasurisë kulturore në vendin e origjinës përbën shkelje të konventave ndërkombëtare, “ tha Kryeministri Kurti.

Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike “Dardania Antike” me autor Milot Berishën dhe Arben Hajdarin, paraqet një repertor të pasur arkeologjik të artefakteve dhe eko-fakteve që datojnë nga epoka e neolitit, e deri te mesjeta e vonë, kohë kjo rreth tetë mijë vjeçare. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.