DYLON

Kryeministri Kurti mirëpriti ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair

Kryeministri Kurti mirëpriti ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair
Avatar photo Redaksia

Në ditën e 25-vjetorit të përfundimit të fushatës së NATO-s që ndali spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe në kuadër të nisjes së aktiviteteve në shënimin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor 1999, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, i cili po viziton vendin tonë. Para këtij takimi, ish-kryeministri Blair u mirëprit në një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 

Fillimisht, kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar dhe z. Blair për ndihmën dhe kontributin në çlirimin e Kosovës, rolin e tij të rëndësishëm dhe mbështetjen e palëkundur gjatë luftës në Kosovë, e cila çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit serb dhe përkrahjen në etapat e shtetndërtimit të vendit tonë.

EkoHigjiena

Kryeministri shtoi se është i nderuar të mirëpresë Tony Blair sot, ku shtoi se udhëheqja dhe vendosmëria e tij ishin vendimtare në mbledhjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe për të siguruar që drejtësia dhe paqja të mbizotërojnë. “Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do të jetë mirënjohës përherë për përkushtimin tuaj për drejtësi dhe paqe”, u shpreh kryeministri.

Së bashku, ata kujtuan ngjarjet e rëndësishme që kulmuan me lirinë e Kosovës, duke diskutuar vendimet dhe veprimet kritike të marra gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, të cilat ishin kyçe në përfundimin e luftës dhe sigurimin e paqes.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me ç’rast Kryeministri e njoftoi me progresin e arritur, duke theksuar se Kosova është demokracia më e përparuar e rajonit dhe me rritjen më të madhe ekonomike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.