DYLON

Kryeministri Kurti mirëpriti gjeneralin Wesley Clark

Kryeministri Kurti mirëpriti gjeneralin Wesley Clark
Avatar photo Redaksia

Në shoqërimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Intervenimi i NATO-s në Kosovë përbën një moment kthese në historinë e vendit dhe popullit tonë. Kryeministri Kurti e falënderoi gjeneralin Clark për udhëheqjen e tij në intervenimin vendimtar të NATO-s, kundër Jugosllavisë së Milosheviqit në pranverën ‘99, për funksionin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ritheksoi vendosmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë anëtare e NATO-s. Kryeministri gjithashtu e falënderoi për vullnetin e shprehur të gjeneralit Clark për të ofruar këshilla profesionale për ministrin Mehaj.

EkoHigjiena

Gjenerali Clark e uroi kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe për të arriturat e deritanishme të qeverisë. Ai shprehu mbështetje për synimet e qeverisë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet mbarëshoqëror. Shteti i Kosovës është miku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, shtoi gjenerali Clark, teksa rikujtoi herën kur presidenti Bill Clinton, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë, i kishte thënë se Kosova është gjëja më e mirë që e ka bërë gjatë presidencës së tij tetë vjeçare. Më tej, ai tha se Kosova është histori suksesi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si asnjë tjetër. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.