DYLON

Kryeministri Kurti merr pjesë në hapjen e Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Kryeministri Kurti merr pjesë në hapjen e Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, njëherit ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti tha se shëndetësia është edhe praktikë e efikasitet në punën e përditshme, edhe akademi e shkencë që edukon brezat e rinj të profesionistëve dhe akademikëve. Ai u shpreh i lumtur që merr pjesë në hapjen e Kongresit, në praninë e shumë profesionistëve mjekësorë, në mesin e të cilëve edhe mërgimtarë që nuk e kanë harruar Kosovën dhe janë prezent sa herë u jepet rasti e mundësia.

EkoHigjiena

“Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai i njoftoi të pranishmit edhe për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi me vendim të Qeverisë. “Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi”, shtoi më tej kryeministri.

Në fund të fjalës, ai u uroi pjesëmarrësve punime të mbara në këtë kongres që do të mbahet nga 15 deri me 18 shtator, në Prishtinë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.