DYLON

Kryeministri Kurti merr pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci në Antali

Kryeministri Kurti merr pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci në Antali
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, të shtunën me datë 12 mars, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.

Ai kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë. Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

EkoHigjiena

Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.

Ndërkaq, sot në mëngjes ai bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock mori pjesë në inaugurimin e parkut të ri të erës në Selac dhe Bajgorë, të cilin Kryeministri Kurti e vlerësoi si investim strategjik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.